Sevilla shkarkon trajnerin
Klubi nga Primera Divisioni spanjoll, Sevilla, i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm Marcelino Garcia Toral, për shkak të rezultateve të këqija që e kanë lënë skuadrën në vendin e 11-të në tabelë.
Humbja nga Villarreali (që deri të dielën nuk kishte pasur asnjë fitore si mysafir), ka bërë që andaluzianët të vazhdojnë pa fitore në terren vendas që nga dhjetori.
Në një komunikatë të lëshuar nga Sevilla, thuhet se klubi ka vendosur ta shkarkojë Marcelinon “për shkak të rezultateve negative në shtatë ndeshje pa fitore, në të cilat janë fituar vetëm dy pikë”.
Nuk dihet se kush do ta drejtojë Sevillan, por mediat spekulojnë se trajneri i radhës mund të jetë ish-drejtuesi i Getafes, Michel.
Category: Futboll
0 Komente