Simeone: Do ta mposhtim Barcelonën

dardanmiftari | Sunday, February 26, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i cili po tregohet shumë i suksesshëm, ka deklaruar se nëse ekipi i tij luan ndeshjen më të mirë të sezonit, atëherë mund ta mposhtë Barcelonën.

“Nëse ekipi luan me 110 përqind të angazhimit, atëherë do të jemi pranë fitores. Le të luajmë sikurse kemi bërë më parë, duhet të luajmë si ekip”.

“Përkundër asaj se duhet të mbyllim hapësirat për një ekip me potencial të madh, ne do të kërkojmë opsione për të shënuar. Gjëja më me rëndësi është të mendojmë si të sulmojmë. Ne kemi ekip të jashtëzakonshëm dhe shpresoj se do të bëjmë më të mirën. Ekziston entuziazëm i madh te të gjithë lojtarët. Është sfidë e mirë”, ka pohuar Simeone.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...