Spalletti vazhdon kontratën me Zenitin
Luciano Spalletti ka nënshkruar kontratë të re me klubin Zenit St Petersburg, e cila do ta mbajë atë në Rusi deri në vitin 2015.
Marrëveshja e 52-vjeçarit skadonte më vonë gjatë këtij viti, por klubi tash ka konfirmuar se ka kryer rinovimin për edhe tre vite të tjera, pavarësisht se ish-trajneri i Romës u përfol për një rikthim në Itali te Interi.
Spalletti u caktua trajner i Zenit në dhjetor të vitit 2009 dhe që atëherë ka pasur një sukses të madh, duke fituar Kupën e Rusisë dhe dy tituj të Premierligës ruse. Më pas ai fitoi Superkupën në vitin 2011 dhe tash po ashtu është në rrugë për të fituar titullin e sezonit 2011/12.
Category: Futboll
0 Komente