Van Persie: Nuk kam folur për Marca
Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin atë me një kalim te Real Madridi, duke thënë se ai kurrë nuk është intervistura sportivja spanjolle Marca.
“Përgënjështroj të gjitha raportet e fundit nga Spanja. Unë nuk kam folur asnjëherë për Marca dhe nuk jam intervistuar asnjëherë nga ta”, theksoi Van Persie në Twitter.
“Asnjë të vërtetë, asnjë pyetje, asnjë intervistë”, u përgjigj nga ana tjetër edhe agjenti i Van Persiet, për spekulimet e fundit të cilat duken të rreme nga mediumi prestigjioz sportiv madrilen.
Category: Futboll
0 Komente