Villas-Boas fajëson arbitrin
Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, e ka kritikuar arbitrin Howard Webb për penaltitë që ia dhuroi Manchester Unitedit në derbin e zhvilluar të dielën në Stamford Bridge.
Blutë po avanconin me rezultat 3-0, ndërsa dy penalti të ekzekutuara nga Wayne Rooney dhe një gol nga loja i Javier Hernandez, bënë që Djajtë e Kuq të dilnin me një pikë nga kjo përballje.
“Në ndeshjet kryesore presim top-arbitra dhe kjo nuk ka ndodhur për ne. Nuk ndodhi për ne në Old Trafford me dy gola në pozitë jashtë loje dhe ndoshta edhe sot (e diel) me vendimin e dyshimtë, që në fund e vendosi rrjedhën e takimit”.
“Zhgënjimi më i madh është për mënyrën si ka ndodhur. Në të dyja ndeshjet, ata (arbitrat) kanë pasur ndikim direkt në rezultat dhe sot një vendim i dyshimtë ndihmoi në stimulimin e Unitedit për rezultatin 3-3”, ka deklaruar Villas-Boas.
Category: Futboll
0 Komente