Wenger: Henry mund të kthehet përsëri

dardanmiftari | Sunday, February 12, 2012 | 0 Komente

Pasi shënoi golin e fitores ndaj Sunderlandit, Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, duket se është i vendosur ta mbajë në klub legjendën Thierry Henry, që po tregohet kryesor në sezonin e Topçinjve.
I pyetur nëse Henry do të luajë ndaj Milanit dhe më pas të qëndrojë në mënyrë permanente, francezi Wenger tha se ka gjasa që ai të luajë sezonin e ardhshëm për klubin nga Emirates.

“Do të shohim vitin e ardhshëm. Ndoshta ai nuk dëshiron të luajë më futboll”, theksoi Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...