Allegri i kënaqur me barazimin

dardanmiftari | Thursday, March 29, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është ndarë i kënaqur me lojtarët e tij pas barazimit pa gola ndaj Barcelonës.

“Ne u mbrojtëm në mënyrë shumë të organizuar. Ne duhet të jemi të kënaqur me rezultatin, veçanërisht pasi kemi dy nga tre rezultatet të hapura për ne në ndeshjen e kthimit”.

“Barcelona ka shënuar në po thuajse të gjitha ndeshjet e tyre, andaj duhet t’u jap komplimente djelmoshave të mia që ia kanë dalë aq mirë. Do të jetë vështirë në Spanjë, por ky rezultat na jep neve fuqi”.

“Kur Leo Messi depërtonte thellë, Massimo Ambrosini e mbuloi atë. Megjithatë, ne duhet t’ia dalim më mirë nga ndalimet dhe topat e lartë”, ka thënë Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...