Allegri i kënaqur me paraqitjen ndaj Juves
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se ai nuk ka mundur të kërkojë më shumë nga lojtarët e tij pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga ana e Juventusit.
Një gol i shënuar në kohën shtesë nga Mirko Vucinic i dha barazim 2-2 dhe kualifikoi Juventusin për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë me rezultat 4-3 nga të dyja ndeshjet.
“Jam i kënaqur me paraqitjen, Juventusi luajti mirë dhe na ndëshkoi që në shansin e parë. Koha shtesë vërtet na lodhi dhe unë i shfrytëzova lojtarët të cilët nuk kanë luajtur një kohë”.
“Është për të ardhur keq, pasi djelmoshat vërtet nuk mund të kishin bërë më shumë. Në kohën shtesë ne nuk ishim më në gjendje të bëjmë presion në fushë dhe Mirko Vucinic shënoi një gol fantastik”, ka thënë Allegri.
Category: Futboll
0 Komente