APOEL eliminon Lyonin
Ekipi çipriot, APOEL Nicosia, ka eliminuar nga gara më prestigjioze evropiane klubin francez, Lyon, pas penaltive ku hero u shpall portieri i skuadrës vendase.
Vendasit e APOEL kaluan shpejt në epërsi. Stadiumi ndizet pas vetëm nëntë minutash lojë ku realizator ishte Gustavo Manduca.
Me rezultat 1-0 mbaroi sfida në kohë të rregullt, teksa janë nevojitur vazhdimet për të vendosur fituesin, pasi ndeshja e parë e zhvilluar në Francë mbaroi po ashtu me rezultat 1-0.
Në vazhdime nuk kishte gola, ndërsa skuadra që duhej kualifikuar u vendos në penalti, ku triufmalë ishin çipriotët, pasi lojtarët e APOEL realizuan të gjitha penaltitë dhe portieri Chiotis ndali dy penalti, atë të Lacazette dhe Bastos.
Kështu APOEL e sheh veten për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, jo vetëm në histori të klubit, por në histori të gjithë futbollit çipriot.
Category: Futboll
0 Komente