Barcelona më e fortë se Gijoni edhe me 10 lojtarë

dardanmiftari | Saturday, March 03, 2012 | 0 Komente

Barcelona ka arritur të e mposhtë Sporting Gijonin me rrezultat 3-1 edhe pse nga minuta e 46 ishte me një lojtar më pak në fushë.

Barcelona e dominoi totalisht pjesën e parë duke krijuar shumë raste shënimi.

Por deri në minutën e 42 pas një aksioni të bukur ishte Iniesta që zhbllokoi rrezultatin pasi i dha epërsinë e parë vendasve,1-0 i cili ishte rrezultati final i pjesës së parë.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë të mrekullueshme për mysafirët të cilët bënë që Pique të ndëshkohet automatikisht me të kuq.

Pas këtij rasti,Gijon barazoi rrezultatin nëpërmjet David Barral i cili shënoi për 1-1.

Por prap se prap Barcelona nuk u dorëzua dhe i dha fund takimit me dy gola të shpejtë nga Keita (79) dhe Xavi (88′),për 3-1 rrezultat i cili tregoi se Barcelona mund të ia dalë edhe pa Messin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...