Bayerni, mesazh Baselit

dardanmiftari | Saturday, March 10, 2012 | 0 Komente

Bayerni i Munichut, i ka dërguar mesazh të qartë Baselit të Xherdan Shaqirit që e ka më mirë të mos niset fare nga Zvicra, pasi bavarezët shkatërruan në shtëpi Hoffenheimin me rezultat 7-1.

Kjo ishte sfidë ku u konfirmua se gjiganti gjerman nuk do të ndalet tani e tutje, pasi Arjen Robben po ashtu tregoi se është rikthyer në formën më të mirë.

Fillimisht Mario Bomez (5’) shënoi për epërsinë e parë, para se Arjen Robben (12’) të shënojë nga penaltia. Toni Kroos (18’), Arjen Robben (29’) dhe Mario Gomez (35’) bënë që ndeshja të përfundonte që në pjesën e parë ku reultati ishte 5-0.

Në pjesën e dytë Bayerni konfirmoi shkatërrimin. Në lojë u inkuadruan lojtarët jo standardë, ndërsa Mario Gomez kompletoi hetrikun në minutën e 48-të për 6-0. Pa shënuar nuk mbeti as Franck Ribery, i cili realizoi për 7-0 (58’). Golin e nderit për mysafirët e shënoi në portën e gabuar Luis Gustavo (85’), gol që e vendosi epilogun e takimit prej 7-1.

Me këtë fitore Bayerni i dërgon një sinjal të qartë Dortmundit se lufta për titull nuk ka mbaruar. Bayerni ka 51 pikë në vendin e dytë, katër pikë më pak se Dortmundi që zhvillon më vonë takimin ndaj Augsburgut.

Ndeshjen e ardhshme Bayerni e zhvillon ndaj Baselit të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku bavarezët duhet të shkrijnë disavantazhin prej një goli ndaj zvicëranëve të përforcuar me dy shqiptarë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...