Bayerni sfidon Realin në gjysmëfinale
Me rezultat prej 2-0, Bayern Munichu ka triumfuar në Stade Velodrome përballë Olympique de Marseille në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas një kundërsulmi të bavarezëve në fund të pjesës së parë (44’), Arjen Robben pasoi te Mario Gomez, i cili i kaloi mysafirët në avantazh.
Në gjysmën e dytë, Thomas Mueller dërgoi një top drejt Robben dhe holandezi shmangu mbrojtjen vendase për ta dyfishuar epërsinë (70’).
Edhe pse duhet të zhvillohen ndeshjet e kthimit, me një përqindje të lartë mund të themi se Bayern Munichu dhe Real Madridi do të jenë rivalë në njërën gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.
Category: Futboll
0 Komente