Bielsa mohon lidhjen me Interin
Trajneri i Athletic Bilbao, Marcelo Bielsa, ka mohuar raportet të cilat e lidhin atë me karrigen e nxehtë të Interit.
56-vjeçari është raportuar se është caku kryesor i presidentit të Interit, Massimo Moratti, pasi ky i fundit është paralajmëruar nga Jose Mourinho rreth caktimit të Andre Villas Boas si trajner i ri i klubit.
Por, trajneri argjentinas thotë se ai nuk është duke u kushtuar vëmendje raporteve të tilla.
“Nuk mendoj se ia vlen të komentohet për skenarët të cilat nuk kanë bazë”, ka thënë Bielsa pas fitores 4-2 ndaj Schalke në çerekfinale të Europa League.
Interi ka caktuar Andrea Stramaccioni si trajner të ri më herët gjatë javës, pasi shkarkoi trajnerin Claudio Ranieri pas rezultateve të dobëta.
Category: Futboll
0 Komente