Bilbao, mësim Djajve

dardanmiftari | Friday, March 09, 2012 | 0 Komente

Lojtarët e Athletic Bilbaos duke festuar Manchester United është mposhtur në Old Trafford me rezultat 3-2 nga skuadra spanjolle Athletic Bilbao, në sfidën e zhvilluar në kuadër të 1/80-ës së finales së Europa League.

Djajtë e Kuq kishin probleme nga fillimi i takimit, pasi skuadra baske sulmoi nga fillimi. Sidoqoftë, të parët shënojnë vendasit me anë të Wayne Rooneyt (22’), i cili realizoi për 1-0.

Sidoqoftë, Bilbao tentoi gjatë gjithë pjesës së parë, por nuk arriti ta gjente portën falë David de Geas fantastik, i cili si ‘supermen’ po ndalte gjithçka. Sidoqoftë, pas një aksioni të bukur të mysafirëve, me kokë shënoi për 1-1 Fernando Llorente (44’).

Në pjesën e dytë me dominim të plotë vazhdoi Athletic Bilbao, që me aksione fantastike kërkoi të shënonte fitore të thellë, por këtë planet mysafirëve ua prishi David de Gea që në mënyrë fantastike po shpëtonte Unitedin nga debakli.

Sidoqoftë, Bilbao arrin të shënojë një gol për 2-1 me anë të De Marcos (72’), teksa tetë mijë tifozët të ardhur nga Bilbao i gëzoi Iker Muniain (90’), i cili shfrytëzoi gabimin e vetëm në takim të De Geas për të shënuar për 3-1.

Një fije shpresë për takimin kthyes anglezëve u mbajti Wayne Rooney, që shënoi një penalti inekzistente të akorduar në favor të Djajve (90 +1’) për 3-2 dhe rezultatin për fundimtar.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në San Mames, ndërsa Bilbao praktikisht ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër. Siç po shkojnë punët, City është pranë eliminimit, United tashmë i eliminuar nga Europa League dhe edhe Chelsea rrezikon eliminimin nga Liga e Kampionëve, e që zyrtarisht do të ishte më pas kriza më e madhe për futbollin anglez në 20 vitet e fundit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...