Del Bosque: Golat e Raul, burim kënaqësie
Vicente del Bosque ka thënë se nuk ndjen presion për përfshirjen e sulmuesit të Schalkes, Raul, në përfaqësuesen e Spanjës për Kampionatin e ardhshëm Evropian.
Legjenda madrilene ka kaluar një formë të shkëlqyer te klubi gjerman këtë edicion duke shënuar 17 gola në të gjitha garat, ndërsa dy golat e shënuar kundër Athletic Bilbaos, kanë shtuar zërat se 34-vjeçari duhet të jetë në Euro 2012.
Në vitin e kaluar trajneri Del Bosque nuk e ka mohuar mundësinë që Raul (i cili nuk ka luajtur për Spanjën nga viti 2006) të kthehet në përfaqësuese, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe gjatë një prononcimi më të ri.
“Paraqitjet e tij nuk shkaktojnë presion tek unë, ata janë burim kënaqësisë”.
“Ai e përfaqëson shumë mirë futbollin spanjoll në Gjermani dhe po luan në të njëjtin nivel sikurse sulmuesit e mëdhenj në Evropë”, ka deklaruar Del Bosque për Europa Press.
Category: Futboll
0 Komente