Del Bosque nuk krahason Soldadon dhe Torres

dardanmiftari | Thursday, March 01, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares spanjolle, Vicente Del Bosque, ka refuzuar që të krahasojë sulmuesin Roberto Soldado me Fernando Torresin, pas hettrikut të sulmuesit të realizuar ndaj Venezualës të mërkurën mbrëma.

“Soldado ishte shumë i mirë. Ai shënoi gjithë atë që ekipi krijoi për të. Por, paraqitja e të gjithëve do të vlerësohet dhe ata që janë në formë të mirë do të shkojnë në evropian”.

“Pjesa e parë ishte një lojë tjetër, e pjesa e dytë një lojë tjetër. Këto gola nga Soldado nuk do të thotë se ne neglizhojmë punën e të tjerëve. Duke lëvduar Soldadon, ne lëvdojmë Santi Cazorlan, Jesus Navas dhe Jordi Alban, të cilët ishin të mirë në një moment ku ndeshja tashmë ishte e përfunduar”, tha Del Bosque

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...