Di Matteo: Torres ka problem psikologjik

dardanmiftari | Wednesday, March 14, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i përkohshëm i Chelseat, Roberto Di Matteo, mendon se sulmuesi Fernando Torres nuk po shënon për shkak se të problemit psikologjik.

“Ai ka problem psikologjik dhe vetëm Torres mund ta zgjidhë këtë. Nëse ai ka nevojë për mua, unë gjithmonë jam këtu, por mendoj se ndryshimi duhet të fillojë nga ai”.

“Ai nuk duhet të mendojë se sa i kushtoi klubit. Ai duhet të përqëndrohet në lojën e tij dhe në golat, të dëshmojë me asistime se ai mund të luajë mirë. Ai nuk duhet të mendojë vetëm për golat, por të luajë futboll të thjeshtë. Pjesa tjetër vjen vetvetiu”, u shpreh Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...