Eliminohet Interi (VIDEO)

dardanmiftari | Tuesday, March 13, 2012 | 0 Komente

Interi është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi përkundër fitores prej 2-1 ndaj Marseille në Giuseppe Meazza, ishte goli i shënuar në nivelin e mysafirit nga francezët i cili bëri që ata të kualifikohen tutje.

Pjesa e parë e sfidës përfundoi pa gola, përkundër dy rasteve të qind për qindëta të cilët nuk arritën t’i konkretizojnë Nerazzurët. Sneijder dhe Milito ishin pranë golave dhe kjo në fund dënoi Nerazzurët.

Në minutën e 75-të, Diego milito shënoi për 1-0 pas një tollovie në zonë të shkaktuar pas një rivënie nga këndi (75’).

Interi mbajti rezultatin deri në minutën e fundit dhe kur të gjithë menduan se ndeshja do të shkonte në vazhdime, ishte Brandao (90 +1’), ai që shënoi për 1-1 dhe kualifikimin e Marseille.

Interit iu nevojitën dy gola për të kaluar tutje, por gjithë ajo që arritën Nerazzurët ishte goli i pa nevojshëm i fitores i shënuar nga Giampaolo Pazzini nga pika e bardhë (90 +5’).

Kështu, përkundër rezultatit të përgjithshëm prej 2-2 pas dy ndeshjeve, është skuadra franceze Marseille ajo që kualifikohet për shkak të golit të shënuar në Meazza.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...