Guerrero suspendohet për tetë ndeshje (VIDEO)

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Hamburgu nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin, Jose Paolo Guerrero, në tetë ndeshjet e radhës për shkak të ndërhyrjes brutale ndaj portierit të Stuttgartit, Sven Ulreich.

Në ndeshjen e të shtunës, peruani e ndoqi portierin kundërshtar drejt këndit dhe në momentin kur e kuptoi se nuk mund ta merrte topin e goditi atë në këmbë.

Guerrero u përjashtua automatikisht me karton të kuq, ndërsa Hamburgu e humbi atë ndeshje me rezultat 0-4.

Drejtori sportiv i Hamburgut, Frank Arnesen, ka thënë se dënimi është shumë i lartë dhe se klubi ka bërë ankesë për vendimin e Komitetit disiplinor të DFB.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...