Heynckes merr përgjegjësinë

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka marrë përgjegjësinë për formën e dobët të skuadrës së tij në disa ndeshjet e fundit.

Bavarezët kanë ngecur shkatë pikë ndaj Borussia Dortmund në garën për titullin e Bundesligës, pasi gjatë vikendit pësuan me rezultat 2-0 nga Bayer Leverkusen. Ata po ashtu janë në disavantazh 1-0 nga ndeshja e parë e 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Baselit.

“Kritikat janë të vlefshme edhe për mua [jo vetëm për lojtarët]. Unë jam personi i cili është përgjegjës për të gjitha gjërat”.

“Kushdo që e drejton Bayernin duhet të përballet me situata të tilla. Unë duhet të mbetem i qetë dhe të kem besim në veten. Mendoj se e kam përvojën e patjetërsueshme”, ka thënë Heynckes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...