Hulk: Do t’i thosha ‘PO’ Barcës ose Realit

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Portos, Hulk, nuk e refuzon mundësinë e kalimit te cilido nga rivalët spanjollë, Barcelona ose Real Madrid, në të ardhmen.

25-vjeçari është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, ndërsa gjatë afatit kalimtar veror pritet që ai t’i bashkohet ndonjë skuadre të madhe.

“Kam shumë dashuri për Porton, por kush nuk do të donte të luajë për Barcelonën me kualitetin që ka?”.

“Barcelona ose Real Madridi, mendoj se do të thosha ‘PO’ për të luajtur për këto skuadra”, ka deklaruar braziliani për A Bola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...