Kaka: Reali mund të bëjë diçka të madhe në LK

dardanmiftari | Tuesday, March 13, 2012 | 0 Komente

Mesfushori Real Madridit, Ricardo Kaka, shpreson që Los Blancos të arrijnë shumë larg këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

“Kemi parë që disa skuadra të mëdha, tashmë janë kualifikuar. Mendoj se Milani dhe Barcelona kanë gjasa të mëdha për të arritur në finale”.

“Por, mendoj se Madridi ka një shans të mirë për të bërë diçka të madhe në Ligën e Kampionëve”.

“Jemi të bindur se mund të arrijmë në çerekfinale, gjithmonë duke e respektuar CSKA-në dhe duke e ditur se mund të na shkaktojë shumë telashe”, ka deklaruar braziliani për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...