Kaka: Të vazhdojmë të mbledhim pikë

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Kaka, ka porositur skuadrën e tij ta ruajë vazhdën e fitoreve pas triumfit 5-0 ndaj Espanyol gjatë të dielës.

Braziliani ishte startues në ndeshje dhe shkëlqeu duke shënuar një gol dhe duke kontribuar me dy asistime.

“Kjo është një mbrëmje e veçantë. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë pikë pasi kemi një kundërshtar i cili është shumë konkurrues”.

“Unë isha në gjendje të bëj atë që doja ta bëj. Kjo ndeshje do të më japë shumë vetëbesim. Le të shohim nëse mund ta ruaj këtë nivel”.

“Mendoj se ne të jemi ata të cilët e bëjmë një ndeshje të vështirë ose të lehtë. Ne ishim të vetëdijshëm për atë se çfarë duhej të bënim dhe e bëmë ndeshjen më të lehtë. Të gjithë jemi të lumtur”, ka thënë Kaka.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...