Lampard ka merituar më shumë respekt nga AVB

dardanmiftari | Wednesday, March 07, 2012 | 0 Komente

Andre Villas-Boas nuk e ka respektuar mesfushorin Frank Lampard gjatë kohës sa ishte trajner i Chelseat- ka deklaruar ish-mbrojtësi i Bluve, Alex.

Anglezi 33-vjeçar nuk ishte i preferuari i portugezit në Stamford Bridge, ndërsa për një situatë të ngjashme edhe Alex u largua drejt Paris Saint-Germain.

“Mendoj se Lampard meritonte më shumë respekt. Është e vërtetë se kur arrin një moshë të caktuar e di se do të qëndrosh në bankën rezervë ndonjëherë”.

“Ky nuk është problem, mirëpo për shkak të historisë së klubit, ku ka qenë për dhjetë vite, ai ka merituar një shpjegim”, ka thënë Alex për O Jogo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...