Macheda dënohet me 15 mijë funte për homofobi

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Federico Macheda, është dënuar me 15.000 funte për shkak të mesazheve homofobe në profilin e tij në Twitter.

Italiani, i cili aktualisht është i huazuar te Queens Park Rangers, është shpallur fajtor për përdorim “të përmbajtjeve abuzuese dhe/ose ofenduese kundrejt personave me orientim seksual ndaj gjinisë së njëjtë”.

Për të njëjtën arsye, para dy javësh është dënuar me 7.000 funte edhe mesfushori i West Hamit, Ravel Morrison.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...