Më në fund fiton Interi
Interi më në fund ka gjetur rrugën e fitoreve pas shtatë disfatave, duke mposhtur Chievon me rezultat 0-2 në transfertë.
Nerazzurët dominuan që nga fillimi i takimit, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare. Gjatë pjesës së parë vlen të përmendim një penalti të huqur nga Diego Milito. Pos tjerash edhe Sneijder qëlloi transverzalen, por Interi nuk e gjeti rrjetën.
Avazi i njëjtë vazhdon edhe ne pjesën e dytë kur Interi vazhdimisht sulmon, por nuk arriti të shënonte.
Sidoqoftë, pas një harkimi nga këndi tre minuta pa përfunduar sfida, ishte Ëalter Samuel ai që si hero i vërtetë kërceu mbi të gjithë për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Interit. Gëzim i madh te tifozët e Interit të pranishëm në Verona dhe lot në sytë e Ranierit, i cili ishte disa minuta larg shkarkimit.
Në fund, Javier Zanetti vërtetoi se po then ligjet e fizikës duke asistuar edhe njëherë për Diego Militon, i cili me kokë dyfishoi epërsinë dhe vuri rezultatin përfundimtar në minutën e fundit të takimit (90’).
Me këtë fitore Interi ka 40 pikë në vendin e gjashtë, gjashtë pikë më pak se sa Udinese dhe Napoli që ndajnë pozitën e katërt dhe të pestë.
Category: Futboll
0 Komente