Moratti dëgjon Mourinhon, largohet nga AVB

dardanmiftari | Thursday, March 29, 2012 | 0 Komente

Jose Mourinho e ka këshilluar presidentin e Interit, Massimo Moratti, që të mos e mendojë fare mundësinë e punësimit të Andres Villas Boas në postin e trajnerit të Interit, teksa gjasat që Andrea Stramaccioni të mbajë postin e kryetrajnerit të ekipit të parë dukshëm janë rritur.
Interi është tashmë në kërkim të një kryetrajneri për sezonin e ardhshëm dhe me Morattin që pëlqen shumë Villas Boas, ishte këshilltari nga distanca i presidentit Nerazzur, Jose Mourinho, ai që ia tërhoqi vërejtjen manjatit të naftës që të qëndrojë sa më larg ish-asistentit të tij.

“Moratti telefonon rregullisht Mourinhon për të diskutuar me të gjithçka rreth Interit dhe atij i është tërhequr vërejtja për Villas Boas. Mourinho beson se Villas Boas nuk është njeriu i duhur për Interin”, është shprehur një burim i Goal.com.

Më tej burimi shton se Interi më herët gjatë sezonit kishte telefonuar zyrtarë të Chelseat për t’i pyetur ata se si është sillur Villas Boas me lojtarët seniorë, pasi bosët në Appiano Gentile janë të brengosur mbi qasjen që mund të ketë AVB ndaj lojtarëve ikonë si Javier Zanetti dhe Diego Milito.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...