Moratti: Dua fitore ndaj Juventusit
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se ndeshja ndaj Juventusit është ende e një rëndësie shumë të madhe, përkundër faktit se Nerazzurët janë jashtë luftës për titull të kampionit në Serie A.
Interi është në vendin e shtatë në tabelë dhe ka 15 pikë më pak se sa Juventusi, ndërsa përkundër kësaj Moratti këmbëngul se ndeshja është ekstrem e rëndësishme për Interin për shkak të faktorëve tjerë.
“Pa marrë parasysh tabelën, ndeshja ndaj Juventusit mbetet ndeshja më e rëndësishme për ne këtë sezon. Kështu ndihem unë, dhe kështu është edhe për të tjerët. Dhe të gjithë e dimë se ndeshja është e rëndësishme për arsye politike dhe për faktorë të tjerë po ashtu. Është koha për të ringritur krenarinë e Interit. Unë pres fitore ndaj Juventusit. Ne duhet të fitojmë dhjetë ndeshjet e mbetura. Ndeshja ndaj Juventusit është fillimi i ringritjes tonë”, ka deklaruar Moratti.
Category: Futboll
0 Komente