Mourinho: E ardhmja ime nuk varet nga LK

dardanmiftari | Tuesday, March 13, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka këmbëngulur se e ardhmja e tij nuk varet shumë nga progresi i Los Blancos në Ligën e Kampionëve, pasi portugezi ka konfirmuar se do të qëndrojë përkundër eliminimit.

“E ardhmja ime nuk varet nga rezultati i këtij takimi. Derisa klubi të mos e thotë këtë, unë do të qëndroj edhe nëse humbas nga CSKA. Vendimet e mia nuk varen nga rezultati i një takimi”.

“Ekipi më i mirë nuk fiton gjithmonë. Do të jetë ndeshje e vështirë. Ata janë të fortë prej vitsh. Ata janë shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm në kundërsulme. Ne duhet të kemi kujdes, kemi nevojë për përkrahjen e tifozëve”, tha Mourinho në konferencën për shtyp para takimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...