Mourinho gjithmonë në zemrat e tifozëve të Chelseat
Gjatë takimit të Kupës FA kundër Birminghamit, tifozët e Chelseat kanë thirrur emrin e Jose Mourinhos.
Trajneri i caktuar i Bluve, Roberto Di Matteo, e ka filluar me fitore punën e tij të re, ndërsa nuk i ka injoruar zërat e tifozëve.
“Jose është pjesë e historisë së këtij klubi, në të cilin ka arritur aq shumë suksese. Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat e tifozëve tanë”, ka thënë Di Matteo.
Trajneri italian ka theksuar se lojtarët duhet ta marrin përgjegjësinë e plotë në mënyrë që ta shpëtojnë këtë sezon.
Category: Futboll
0 Komente