Mourinho s’ka problem me Casillasin

dardanmiftari | Friday, March 30, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka vendosur që të mos e shesë portierin Iker Casillas gjatë verës, përkundër marrëdhënieve aspak të mira.
Goal raporton se përkundër spekulimeve të cilat ishin rritur ditëve të fundit për një largim të njërës prej figurave kyçe të klubit mbretëror, është përsëri “The Special One” ai që ka sqaruar gjithçka duke refuzuar shitjen e kapitenit të Los Blancos.

Në fakt, zyrtarët e Real Madridit janë të gatshëm që më përpara ta shkarkojnë Jose Mourinhon në fund të sezonit, se sa ta shesin ikonën e klubit te ndonjë prej rivalëve të përbetuar.

Nga ana tjetër, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Osasunës, Mourinho u shpreh se s’ka problem me Casillasin dhe se nuk do të largohet nga Reali.

“Nuk ka ndodhur asgjë me Casillasin. Unë nuk kam probleme me të. Nuk ka nevojë që të flasim për të ardhmen time. Unë kam edhe dy vite në kontratë dhe nuk kam thënë kurrë se nuk do të qëndroj”, ka deklaruar Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...