Mourinho, tekniku më i suksesshëm i shekullit në Spanjë

dardanmiftari | Friday, March 09, 2012 | 0 Komente

Jose Mourinho siguron një tjetër sukses në karrierën e tij si trajner. Të shtunën tekniku i Realit të Madridit do të luajë ndeshjen e tij të 100 me “ Los Blancos” që kur u transferua në kryeqytetin spanjoll në vitin 2010. Deri këtu cdo gjë duket normale megjithatë ato që e bëjnë të vecantë ndeshjen kundër Real Betis janë shifrat arritura nga ish trajneri i Interit.

Reali deri tani nën drejtimin e portugezit ka zhvilluar 99 takime prej të cilave ka marrë 76 fitore , 13 barazime dhe 10 humbje. Madrilenët kanë shënuar 271 gola dhe kanë pësuar 79 të tillë, shifra këto që tregojnë se tashmë “The Special One” ka thyer rekordin e përqindjeve të fitoreve të mbajtur më parë nga tekniku legjendar i Madridit Miguel Munoz apo dhe trajnerit aktual të Barcelonës Pep Guadriola, të cilët kanë fituar 70 % të 100 takimeve të para në krye të klubeve respektive.

Fitorja më e madhe e Mou është ajo e dhjetorit të vitit 2010 kundër Levantes në Kupën e Mbretit ku Reali fitoi me rezultatin e thellë 8-0 por suksesi më i madh ishte mundja e rivalëve të Barcelonës në verën e 2011 në finalen e këtij kompeticioni.

Megjithatë që kur ka ardhur në Santiago Bernabeu Mourinho në 10 takimet e fundit me rivalet e betuar të Barcelonës ia ka dalë vetëm një hërë të mundi skuadrën e Pep Guardiolës, me madrilenët që kanë humbur gjysmën e takimeve.

Reali i Madridit ka fituar 10 ndeshjet e fundit në La Liga dhe për momentin kryeson kampionatin me 10 pikë diferencë nga Barcelona e vendit të dytë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...