Pato luan ndaj Barcës

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Alexandro Pato do të jetë në dispozicion të Milanit për ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Braziliani vazhdimisht po ka probleme me lëndime, ndërsa së fundmi është dërguar në SHBA për t’u mjekuar.

“Pato është shumë mirë. Ai është në formë të mirë dhe mendoj se i kemi gjetur përgjigjet që na nevojiteshin”.

“Ai është i gatshëm të luajë kundër Barcelonës të martën dhe me siguri do të jetë në dispozicion të Allegrit”, ka konfirmuar profesor Jean Pierre Meersseman për to Sky Sport Italia.

Milani dhe Barcelona luajtën pa gola në takimin parë çerekfinal që u zhvillua në San Siro, ndërsa ndeshja e kthimit në Camp Nou do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...