Pippo drejt Atalantas

dardanmiftari | Wednesday, March 07, 2012 | 0 Komente

Filippo Inzaghi dikur gjatë karrierës e ka veshur fanellën e Atalantas dhe gjatë atij sezoni (1996-1997) u bë golashënuesi më i mirë në Serie A, me 24 gola të shënuar.

Më pas, ai u transferua te Juventusi ku qëndroi gjatë viteve 1997-2001, dhe që atëherë bart fanellën e Milanit.

Mirëpo, njeriu i njohur për aftësitë e tij për të shënuar, nuk është pjesë e planeve të trajneri të Rossonerëve, Massimiliano Allegri.

38-vjeçari përkundër moshës që ka nuk planifikon të pensionohet, ndërsa për shkak të situatës te klubi aktual, është në kërkim të një skuadre ku dëshiron minutazh për të luajtur.

Sipas mediave italiane, ai mund të transferohet te skuadra e Atalantas, ndërsa thuhet se tashmë kanë filluar bisedimet mes agjentit të tij dhe drejtuesve të klubit italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...