Podolskit i ofrohen 12 milionë euro për sezon

dardanmiftari | Wednesday, March 07, 2012 | 0 Komente

Anzhi Makhachkala dhe Lokomotiv Moska janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit të Koelnit, Lukas Podolski, 12 milionë euro për sezon.

Sulmuesi gjerman thuhet të ketë arritur marrëveshje personale me Arsenalin, përkundër se ka marrëveshje me Koelnin deri në vitin 2013. Ndërsa Topçinjtë do ta paguajnë atë gjashtë milionë euro për sezon.

Sipas Sport-Bild, klubet e pasura ruse planifikojnë t’i bëjnë oferta “të parefuzueshme” Podolskit, megjithatë ai ka thënë se paratë nuk janë vendimtare për të ardhmen e tij.

“Paratë nuk janë gjëja me e rëndësishme për mua. Ajo që është vendimtare është zhvillimi i lojës”, ka thënë gjermani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...