Ravanelli: Chelsea, një shans jetësor për Di Matteon
Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, Fabrizio Ravanelli, e ka lëvduar trajnerin e ri të Chelseat, Roberto Di Matteo.
Pas shkarkimit të Andre Villas-Boas, 41-vjeçari është angazhuar si trajner i ekipit të parë, ndërsa Ravanelli mendon se ky është një shans jetësor për të.
“Kjo është një sfidë e shkëlqyer, sidomos nëse kemi parasysh se Chelsea është në Ligën e Kampionëve”.
“Mendoj se ky është një rast jetësor për Roberton, drejtimi i Chelseat është diçka që nuk ndodh çdo ditë”, ka thënë Ravanelli për Goal.com.
Category: Futboll
0 Komente