Reja i ngazëllyer me fitoren ndaj Romës

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Lazios, Edy Reja, është i ngazëllyer me fitoren e dyfishtë ndaj rivalit të kryeqytetit, Romës.

Fitorja e djeshme me rezultat 2-1 erdhi vetëm dhjetë ditë pasi Reja ofroi dorëheqjen, e cila nuk u pranua nga drejtuesit e klubit. Lazio po në drejtim të Rejas kishte mposhtur Romën edhe në pjesën e parë të sezonit.

“Kishte një shkëmbim opinionesh me drejtorët dhe pastaj ne e zgjodhëm situatën. Kuptova se nuk ndodh çdo ditë që një trajner të japë dorëheqje kur është në pozitën e tretë, por unë erdha nga një disfatë 5-1 ndaj Palermos dhe kishte ca tension, andaj reagova në atë mënyrë”.

“Ambicia jonë është të përmirësohemi nga ajo çfarë kemi bërë sezonin e kaluar, që nuk ishte e lehtë, por klubi ka punuar mirë në tregun e transferimeve dhe ne jemi rikthyer në formë”.

“Ka ende shumë, ne tash jemi në një pozitë të mirë dhe shpresoj që ekipi të mund ta ruajë përqendrimin tash pasi ne nuk jemi më në Evropë. Mbi të gjitha, ne duhet të rikuperohemi fizikisht”, ka thënë Reja.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...