Rossi e pranon Interin edhe pa LK

dardanmiftari | Wednesday, March 21, 2012 | 0 Komente

Agjenti i sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka pranuar se italiani do të ishte i interesuar për një kalim gjatë verës te Interi.

25-vjeçari është lidhur me një kalim te Interi dhe Juventusi në verën e vitit 2011, por transferi kurrë nuk u konkretizua. Sidoqoftë, agjenti i Rossit, Federico Pastorello ka zbuluar se klienti i tij ende ka shpresën për t’u bashkuar me një klub të madh.

“Rossi kurrë nuk e ka fshehur faktin se dëshiron të luajë për një top klub. Ne e konsiderojmë Interin top top klub, por atij do t’i pëlqente të luante në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se ai do të refuzonte Interin, edhe nëse Nerazzurët nuk kualifikohen për garën”, ka theksuar Pastorello për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...