Santillana: Ronaldo më i mirë se Messi

dardanmiftari | Friday, March 09, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Real Madridit, Santillana, mendon se Cristiano Ronaldo është larg lojtar më i mirë dhe më i kompletuar se sulmuesi argjentinas.

“Ronaldo ka atribute fizike të cilat asnjë sulmues tjetër nuk i posedon. Hugo Sanchez dhe unë, për shembull, kemi qenë finalizues të mirë, por ne jemi varur nga bashkëlojtarët tanë”.

“Ronaldo, për shkak të fuqisë dhe shpejtësisë së tij, mund të shënojë gola pa ndihmën e askujt. Ai mund të nisë aksionin e tij 50 metra larg golit dhe askush të mos e ndalë atë. Ai është atlet i jashtëzakonshëm, me kapacitete fizike që të bëjnë ta kesh zili, e që i lejojnë të kërcejë lart dhe të shfrytëzojë aspektet tjera fizike”.

“Ai është i kompletuar. Në fakt, mendoj se ai është më i kompletuar se Messi, edhe pse mendoj se argjentinasi është më i shkathtë, pasi ka kontroll të topit më të mirë kur loja është e shpejtë. Messi është po ashtu gjeni i madh. Por, mendoj se Ronaldo është golashënues tipik”, deklaroi Santillana.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...