Schalke ia ofron Raulit rinovimin
Schalke i ka dërguar letër zyrtare Raulit ku i ofrohet rinovimi sulmuesit spanjoll, ka konfirmuar menaxheri i përgjithshëm i klubit mbretëror gjerman, Horst Heldt.
Palët kanë qenë në bisedime për kontratën e re dhe trajneri i Schalkes u shpreh i vetdijshëm se do ta humbasë legjendën e Real Madridit. Tani menaxheri Heldt ka konfirmuar se i është dhënë zyrtarisht oferta për rinovim, për shkak se palët e kanë pasur të pamundur që të caktojnë një takim.
“Ne kemi planifikuar një takim, por kemi pasur agjenda të ngjeshura. Nuk është e obligueshme të takohemi, ne kemi mënyra moderne të komunikimit. Ne nuk jemi nën presion. Nuk ka absolutisht nxitim, sepse jemi në afat të mirë me kohën”, potencoi Heldt.
Category: Futboll
0 Komente