Suarez: Ne ishim dështimi i sezonit

dardanmiftari | Friday, March 30, 2012 | 0 Komente

Njëshi i Liverpoolit, Luis Suarez, thotë se lojtarët janë ata që duhet fajësuar për sezonin e dobët të skuadrës.

Sulmuesi 25-vjeçar uruguaian fajëson disfatën 2-1 nga Arsenali si fillim të rënies së skuadrës në ligë.


“Problemi rrjedh prej asaj dite. Ishte një ndeshje kyçe dhe disfata vërtet ndikoi në ne. Nëse ne do t’i kishim mposhtur Topçinjtë, gjithçka do të kishte ndryshuar”.

“Qëllimi ynë këtë sezon ishte të fitojmë trofe dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Pjesa e parë është e plotësuar, por ne kemi dështuar në ëndrrat tjera tona. Askush nuk ka besuar se ne do të mposhtemi nga QPR dhe Wigan”.

“Misioni jonë tash është të përfundojmë sa më lartë që mundemi dhe të luftojmë për Kupën FA. Dy Kupa do të ishim më e mira që mund t’u japim tifozëve të cilët kërkojnë që ne të luajmë në garat evropiane. Por gjithmonë ka presion pasi Liverpooli është i obliguar të fitojë çdo ndeshje dhe sa më lartë në tabelë”, ka thënë Suarez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...