Torres në planet e Anzhit

dardanmiftari | Friday, March 30, 2012 | 0 Komente

Anzhi raportohet se është duke bërë gati të transferojë sulmuesin jo në formë të Chelseat, Fernando Torres.
Daily Mail thotë se Torres është caku i ri i klubit rus. Spanjolli ka filluar të tregojë shenja rikthimit të formës, që nga transferimi i tij 50 milionë funtesh nga Liverpooli në janarin e vitit 2011.

Ai ka filluar në katër nga shtatë ndeshjet që nga caktimi i Roberto Di Matteo si trajner i ri, duke shënuar dy herë, edhe pse në ndeshjen e Kupës FA kundër Leicester.

Por nëse Torres do të qëndrojë në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm mbetet të shihet – dhe Anzhi e ka etiketuar sulmuesin spanjoll si cak për afatin kalimtar të verës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...