Villa: Jam pranë kthimit

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka deklaruar se është pranë që t’i japë fund periudhës së gjatë të lëndimit, që po e mban jashtë fushe që nga muaji dhjetor.
“Jam vërtet entuziast dhe jam angazhuar shumë në fazat e fundit (të riaftësimit) me shumë punë, çdo ditë që nga fillimi”.

“Jam shumë i lumtur, i gjallë, gazmor dhe energjik. Po e shoh dritën në fund të tunelit dhe jam i gatshëm që ta shijoj sërish futbollin”, ka thënë spanjolli për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...