Wenger beson në përmbysjen e Milanit
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se skuadra e tij mund ta bëjë të pamundshmen dhe ta përmbysë epërsinë prej katër golash të Milanit nga ndeshja e parë e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Topçinjtë fituan si mysafirë të Liverpoolit me rezultat 2-1, ndërsa Wenger shpreson që kjo fitore t’i motivojë për takimin e rëndësishëm të të martës.
“Kjo (fitore) na vë në një pozitë të mirë për ta bërë të pamundshmen të mundshme të martën mbrëma”.
“Do të shohim. Sot (e shtunë) ndoshta i morëm tre pikë me fat, mirëpo i merr ato sa herë që mundesh”, ka thënë francezi.
Category: Futboll
0 Komente