Xhavit Bajrami mbron titullin më 2 qershor
Kikboksieri shqiptar, Xhavit Bajrami, do ta mbrojtë titullin e tij të kampionit të botës në ISKA më 2 qershor.
Kampioni i shtatëfisht i botës do ta zhvillojë duelin në Zvicër, në një mbrëmje që besohet se do të jetë impozante.
Sipas shtabit të Xhavit ‘gentleman’ Bajramit, kundërshtari ende nuk është caktuar dhe të gjithë janë në pritje të ISKA-së.
Category: Kikboks
0 Komente