Zanetti lavdëron karakterin e Nerazzurrëve

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka lavdëruar qasjen e skuadrës së tij në barazimin e të dielës 2-2 ndaj Catanias në San Siro.

Interi e pa veten në disavatazh 2-0 në fund të pjesës së parë, por ishte në gjendje të rikthehet në ndeshje për të barazuar rezultatin.

“Duke marrë parasysh se si shkoi ndeshja, ne treguam karakter të madh. Nuk ishte e lehtë, pasi pas fillimit tonë të mirë, Catania na goditi rëndë me dy gola”.

“Në pauzën mes pjesëve, Julio Cesar na dha një fjalim në dhomën e veshjeve dhe duhet t’i jap komplimente për këtë. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo situatë nuk është e mirë dhe duam të kthehemi për të mbledhur pikë”, ka thënë Zanetti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...