570 paraqitje për Zanettin

dardanmiftari | Wednesday, April 11, 2012 | 0 Komente

Ikona e Interit, Javier Zanetti, do të zhvendoset në pozitën e tretë të lojtarëve më të paraqitur në histori të kampionatit italian, Serie A, kur ai të zbresë për të 570-ën herë në fushë ndaj Sienës sonte mbrëma.
38 vjeçari ka 569 paraqitje për skuadrën nga Giuseppe Meazza dhe pritet që të barazohet me legjendën e Juventusit, Dino Zoff, kur ‘Il Capitano’ të paraqitet ndaj Sienës sonte mbrëma – një arsye tjetër pse Nerazzurët do të kërkojnë fitoren.

Zanetti iu bashkua Interit nga Banfield në verën e vitit 1995 dhe deri tani ka 570 paraqitje në të gjitha garat me Interin, kurse i vetmi që e ka kaluar në Serie A me paraqitje është legjenda e Milanit, Paolo Maldini, me 648 paraqitje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...