Allegri: Nuk ka mosmarrëveshje me Seedorf

dardanmiftari | Tuesday, April 24, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka mohuar spekulimet që thonë se ai ka probleme me mesfushorin veteran, Clarence Seedorf.
“Nuk ka luftë mes meje e Seedorf. Ka diskutime në zhveshtore, por kjo është normale, ndërsa nuk ka luftë me të ose ndonjë lojtar tjetër”, ka thënë Allegri.

Ndërkaq, Clarence Seedorf ka pranuar se ka shprehur pakënaqësinë e tij kundrejt trajnerit, pas barazimit prej 1-1 ndaj Bolognas.

Holandezi ka deklaruar se nuk është i kënaqur me situatën aktuale të Milanit dhe se këtë ia ka bërë të qartë trajnerit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...