Allegri nuk mendon për të ardhmen

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Massimilliano Allegri ka refuzuar të komentojë të ardhmen e tij me Milanin pas fitores së mbrëmshme vendimtare ndaj Genoas, por ka kujtuar se ai ka edhe dy vite nga kontrata aktuale.
Me Rossonerët që tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe kanë ngecur tre pikë prapa Juventusit në garën për titull, u spekulua se pronari i klubit, Silvio Berlusconi është duke menduar ta shkarkojë Allegrin.

Por, ky i fundit nuk është duke menduar për spekulimet dhe thotë se është i fokusuar në garën për Scudetto dhe se ende beson se titulli mund të fitohet.

“Ne do të flasim për të ardhmen një herë tjetër... por unë ende kam edhe dy vite të mbetura në kontratë. E vetmja që mund të bëj është t’u jap këshilla lojtarëve, trajneri zgjidhet nga klubi”.

“Presidenti Berlusconi më telefonoi para ndeshjes, siç bën gjithmonë. I thash se ende besoj në titull dhe shpresoj se Juventusi do të humbë pikë”, ka thënë Allegri pas fitores 1-0 ndaj Genoas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...