Alonso: Ta fitojmë titullin!

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, mendon se fitorja ndaj Barcelonës ka bërë që titulli i Kampionatit të Spanjës të jetë në duart e Los Blancos.
“Është një fitore e madhe, por jo definitive. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara dhe tash duhet t’i japim fund”.

“E kontrolluam ndeshjen deri në përsosmëri dhe rezultati është fantastik. Tash kemi një ndeshje tjetër vendimtare të mërkurën (kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar spanjolli.

Real Madridi gjendet shtatë pikë përpara Barcelonës në tabelën e La Ligas dhe i duhen edhe gjashtë pikë në katër ndeshjet e mbetura për t’u shpallur sigurt kampion.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...